Flash News

KRYESORE

“Debati për testimet është humbje kohe”, Rama: ‘Rezultati ndeshjes merret shumë për bazë’

“Debati për testimet është humbje kohe”, Rama:

Kryeministri Edi Rama e quan humbje kohe debatin për rritjen e testimeve. Sipas tij, testimet janë debat që u përket ekspertëve. Rama, në “Real Story”, tha se ajoqë ka rëndësi është rezultati i ‘ndeshjes’.

“Është një debat i cili është humbje kohe përtej debatit të brendshëm në tryezën e ekspertëve. Të gjithë të tjerët nuk bëjmë asgjë tjetër bëjmë hipoteza tifozësh kur përgatisin një ndeshje në imagjinatën e tyre apo kur i japin këshilla nga shkallët lojtarëve apo trajnerit.

Ajo që ka më shumë bazë është rezultatin e ndeshjes. Rezultati është shumë pozitiv. Numri i të vdekurve është shumë pak po t’i shohësh me sa mund të ishin nëse nuk do kishim bërë këto.

Kemi një sistem shëndetësor tërësisht i relaksuar me ngarkesën në krahasim me sistemet e tjera. Këto të dyja e matin ndeshjen. Testimet janë debat dhe çështje e ekspertëve. Ata kanë treguar me fakte që kanë të drejtë dhe nuk kam pse dyshoj tek strategjia e tyre.

Unë e thashë dhe do e them që kjo nuk është çështje as e publikut, as e gazetarëve, as e politikanëve por e atyre që udhëheqin betejën në vijën e zjarrit dhe bëjnë strategjinë e kësaj lufte. Kur rezultatet janë ato që përcaktojnë suksesin në kohë. Sa kemi të shtruar, sa në gjendje të rëndë, sa humbje jete janë në favor të tyre dhe unë u heq kapelen”, tha Rama.

 

Të fundit