Flash News

KRYESORE

“Defektet” e Adrola Dushit na i tregon Kristina Bakiu

“Defektet” e Adrola Dushit na i tregon Kristina Bakiu

Mikesha të ngushta prej disa vitesh por jo vetëm, dy modelet Adrola Dushi dhe Kristina Bakiu nuk “kursyen” asgjë për njëra-tjetrën në emisionin ku ishin të ftuara.

Adrola i bën të gjitha paratë rrush e kumbulla duke blerë rroba. Edhe pse Kristina është munduar t`a mbajë kuletën herën e fundit që të mos joshet nga dyqanet, Adrola sërish e ka gjetur një zgjidhje. I ka marrë lekët borxh dhe ka bërë shopping.

Edhe pse Adrola Dushi ruan linjat perfekte për hir të profesionit të modelingut, ajo nuk tregon fare kujdes për ushqimin. Ha çfarë t`i dalë përpara! Hamburgerat, patatinat, çokollatat dhe çdo ushqim tjetër që konsiderohet i pashëndetshëm, Adrolës i shijon kaq shumë sa s`ka të shkojë!

Të fundit