Flash News

KRYESORE

Deklarata e Ramës dy ditë pas largimit të Gruevskit nga Shqipëria: Është mik i Ilir Metës

Deklarata e Ramës dy ditë pas largimit të Gruevskit nga

Policia njoftoi sot se ish-kryeministri maqedonas, i shpallur në kërkim, Nikolla Gruevski, është larguar nga territori shqiptar përmes pikës doganore të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi në datën 11 nëntor në orën 19:11.

Policia sqaronte se si Gruevski ishte pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë. “Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim. Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, dy ditë më vonë, në studion e emisionit ‘Repolitix’, kryeministri Edi Rama do të bënte batuta me gazetarin Nikoll Lesi, ku ky i fundit i sugjeroi t’i merrte numrin e telefonit Gruevskit. Kreu i qeverisë do t’i përgjigjej duke i thënë se do ja marr presidentit pasi ai e ka mik.

Debati Lesi-Rama

Lesi: Të uroj që të jesh shumë i qetë në muajt e fundit të qeverisjes. Merri një numër Gruevskit ta kesh rezervë.

Rama: Do ja marr Presidentit se ai e ka mik Gruevskin.

 

Të fundit