Flash News

KRYESORE

Deklarata e Yuri Kim, Rama paralajmëron "lëvizjen" e Bashës: Do ta mbajë në fanellë

Deklarata e Yuri Kim, Rama paralajmëron "lëvizjen" e

Pas mesazhit të mbrëmshëm së ambasadores amerikane, Yuri Kim, për Reformën Zgjedhore, e cila tha se tashmë topi është në fushën e Bashës, kryeministri Edi Rama nga foltorja e parlamentit u shpreh se është në pritje të asaj se ku do ta çoj Basha topin.

“Nuk e dimë si do të shkojë procesi, por nëse të tjerët e kanë harruar, ajo që dimë ne dhe që nuk e kemi harruar akoma është se ka edhe një opozitë tjetër këtu brenda dhe procesi do të vazhdojë duke ndarë draftin e marrëveshjes me ju", ka thënë Rama duke paralajmëruar kështu në një farë mënyre se versioni i kalimit të Zgjedhores pa praninë e opozitës jashtë parlamentare vlen ende.

"Nuk e di si mendoni ju unë kam mendimin tim që nuk do ta them, le të presim ata që kanë topin të thonë se ku do të çojnë topin, do e nxjerrin nga stadiumi, do e kapin apo do të thonë topin e kam unë penalltinë do ta gjuaj unë.

Po ti referohemi bibliotekës së fëmijëve në Kamëz, topi nuk do të gjuhet por do të mbahet poshtë fanellës. Nuk e dimë si do të shkojë procesi, por nëse të tjerët e kanë harruar, ajo që dimë ne dhe që nuk e kemi harruar akoma është se ka edhe një opozitë tjetër këtu brenda dhe procesi do të vazhdojë duke ndarë draftin e marrëveshjes me ju", tha Rama.

Të fundit