Flash News

KRYESORE

Del nga qelia kunati i vëllezërve Sandesara

Del nga qelia kunati i vëllezërve Sandesara

Ka dalë nga qelia pas 40 ditësh shtetasi indian i arrestuar në Shqipëri, Hitesh Patel. ‘Top Channel’ raporton se me vendim të gjykatës, masa e sigurisë ndaj 59 vjeçarit ka ndryshuar nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’. Indiani po ruhet nga uniformat blu në banesën në Tiranë, deri sa të merret vendimi për ekstradimin e tij drejt Indisë.

Ai kërkohet në Indi për një skemë mashtrimi që arrin deri në 1 miliard dollarë dhe ku të përfshirë janë gjithashtu Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara.

Politiko.al publikoi i pari lajmin për fshehjen e vëllezërve Sandesara nga drejtësia indiane nëpërmjet nënshtetësisë shqiptare. Më pas, në këtë skandal u përfshin jo vetëm Ministria e Jashtme dhe Presidenca, por edhe Ministria e Turizmit dhe SHISH.

Fakti që Nitin Sandesara ishte emëruar Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri gjatë kohës që ishte në kërkim, apo marrja e nënshtetësisë së bashku me të vëllain teksa kërkoheshin nga drejtësia indiane, nuk penalizoi asnjë prej zyrtarëve shqiptarë. Prokuroria shqiptare ka qëndruar tërësisht në heshtje për këtë çështje.

Të fundit