Flash News

KRYESORE

Dëme masive në Austri, stuhi të fuqishme me mbi 100 km në orë

Dëme masive në Austri, stuhi të fuqishme me mbi 100 km në

Sipas institutit të motit (ZAMG), stuhia e parë e vjeshtës përshkoi Austrinë gjatë natës, me një shpejtësi mbi 100 kilometra në orë.

Pavarësisht intensitetit relativ, stuhia e quajtur “Fabienne” nuk shkaktoi aq dëme sa pritej dhe më tepër u prekën krahinat e Austrisë së Sipërme, ku zjarrfikësit u thirrën më shumë se 140 herë.

Disa rrugë u bllokuan si pasojë e rrëzimit të pemëve por për fat të mirë sipas raportimeve nuk pati të lënduar.

Ndërkohë, në Gjermani stuhia shkaktoi dëme masive, ku një grua humbi jetën nga rënia e një peme në Bavari dhe një djalë 4-vjeçar u godit nga një pemë dhe u plagos rëndë në Baden-Wuerttemberg.

Të fundit