Flash News

KRYESORE

Dënohet me 45 vite burg banda e hajdutëve në Britani, mes tyre dhe 2 shqiptarë

Dënohet me 45 vite burg banda e hajdutëve në Britani, mes tyre

Dy shqiptarë pjesë e një grupi hajdutësh të përbërë nga 4 persona janë dënuar sot me burg në Britaninë e Madhe.

Banda e përbërë nga britanikët Michael Chambers e Satnam Singh dhe shqiptarët Duad Rrapi e Hekuran Uka u zunë pritë jashtë shtëpisë  Parmjit Bhandal dhe bashkëshortes së tij Dalbeer Kaurin në Kent, para se futeshin brenda me forcë.

Gjatë vjedhjes ata kërcënuan të thernin me thikë fëmijët e Bhandal para se të largoheshim me 22 000 paund para cash dhe bizhuteri të shtrenjta.

Sipas “Daily Mail” hajdutët terrorizuan një familje në Northfleet, Kent, në Britani, një prej hajdutëve kishte kërcënuar pronarin e shtëpisë që kishte qëlluar zgjuar se shqiptarët Uka dhe Rrapi do t’i thernin fëmijët nëse nuk tregonte ku ishin paratë.

Shqiptari Rrapi, pranoi dy krime për vjedhje të rënduara dhe u dënua me 13 vite, ndërsa Uka, i cili tani është 17 vjeç, pranoi vjedhjen e rënduar dhe u dënua me 6 vite dhe 8 muaj burg.

Në Gjykatë u tha se Uka kishte qenë nën kujdesin e autoriteteve që prej “ndarjes traumatike” nga familja e tij në moshën 14-vjeçare dhe ka paraqitur shumë apelime pasi i ishte refuzuar statusi i azilantit.

Të fundit