Flash News

KRYESORE

Denoncimet në "Facebook"-un e Ramës, Policia nis arrestimet

Denoncimet në "Facebook"-un e Ramës, Policia nis arrestimet

Pas denoncimit tek kryeministri Edi Rama policia e Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “TND” dhe ka vënë në pranga tre punonjës të Hetimit Tatimor.

Burime të policisë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit:

-Ermal Harizaj, 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Tiranë.

-Ervin Pupuleku, 29 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

-Arben Disha, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

Arrestimi i këtyre personave u bë  pasi të tre këta punonjës kanë shkuar për kontroll, pranë një subjekti privat në Spille Kavajë, me administratore shtetasen A. M., duke shpërdoruar detyrën i kanë marrë administratores shumën prej 40 mijë lekë të reja .

Njoftimi:

Më datë 21.07.2017 gjatë orëve të mbrëmjes nga strukturat e Policisë është nalizuar operacioni policor i koduar “TND”, i cili u zhvillua pas një denoncimi të bërë nga një subjekt privat drejtpërsëdrejti tek Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Z.Edi Rama.

Me marrjen djeni në lidhje me denoncimin u organizuar puna nga Drejtoria për Krimin e Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit , në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, u nalizua me sukses operacioni policor i koduar “TND”, ku u arrestuan në agrancë shtetasit:

 -Ermal Harizaj, 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Tiranë.

-Ervin Pupuleku, 29 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

-Arben Disha, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

Arrestimi i këtyre personave u bë, pasi, më datë 21.07.2017, ora 17.00, të tre këta punonjës kanë shkuar për kontroll, pranë një subjekti privat në Spille Kavajë, me administratore shtetasen A. M., duke shpërdoruar detyrën i kanë marrë administratores shumën prej 40 mijë lekë ( të rinj ) .

Vijon puna për dokumentimin nëse ka raste të tjera të ngjashme të abuzimit me detyrën ndaj bizneseve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 259 dhe 248 e 25 të Kodit Penal, për ndjekje dhe hetime të mëtejshme. Policia e Shtetit u bën thirrje çdo sipërmarrjeje apo subjekti tregëtar, që gjendet në kushte shtërguese si pasojë e sjelljes abusive të punonjësve të shtetit, të denoncojnë pa ngurim dhe i siguron të gjithë për gadishmërinë për të reaguar në kohë reale e në mbështetje të çdo viktime të shpërdorimit të detyrës.

Të fundit