Flash News

KRYESORE

Denoncimi i Berishës: Taulant Balla u pret ujin banorëve të Prrenjasit

Denoncimi i Berishës: Taulant Balla u pret ujin banorëve të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar deputetin e Taulant Balla dhe kryetarin PS në Përrenjas se ju kanë marrë ujin banorëve për të furnizuar fabrikat e tyre. Në një denoncim në rrjetet sociale, Berisha citon një mesazh të ardhur nga një qytetarë, i cili tregon së në këtë skemë është i përfshirë edhe Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra.

Denoncimi i plotë i Sali Berishës:

Pershendetje Doktor!

Uroj te jeni mire dhe te keni shendet!

Desha t’ju ve ne dijeni ne lidhje me situaten e ujit te pijshem ne Prrenjas dhe abuzimit qe behet me te. Bashkengjitur gjeni fotot e abuzimit qe ben me ujin Taulant Balla. Se bashku me kryetarin e PS Prrenjas, ish kryetar komune ne Rrajce, Haxhi Collaku, kane ngritur nje fabrike uji qe merr uje direkt nga tubi kryesor i ujesjellesit pa asnje lloj leje dhe normalisht pa paguar asgje. Uji gjendet neper dyqane me etiketen “Uje Qafthana”.

Ne fillim u cudita pse Bashkia Prrenjas drejtuar nga LSI s’kishte vepruar por mora vesh qe Ujesjellesi i Prrenjasit menaxhohet nga “dishepulli” i Taleban Balles, kryetari i Bashkise Librazhd, Kastriot Gurra. Dhe pse dy ujesjellesa te ndryshem, cuditerisht Kastriot Gurra nuk lejon qe te ndahen por do te vazhdojne te jene pjese e te njejtes Sh.A. sepse keshtu mund te garantoje abuzimin e Shefit te tij te Madh te PS dhe kryetarit te vogel te PS se Prrenjasit.

Anonim te lutem doktor se diktatura e ketyre te fik deren.

Të fundit