Flash News

KRYESORE

Denoncimi i Tabakut: Si qeveria ka grabitur çdo pronë e pasuri publike në vend

Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë shqiptare se në mënyrë kriminale nëpërmjet tenderave dhe koncesioneve ka grabitur çdo pronë e pasuri publike në vend. Ajo vë në dukje faktin se PD-ja ka denoncuar në këto 6 vite afera korruptive, të cilat nëse do të ishin hetuar do të kishin vënë para drejtësisë këdo qe i ka ideuar, firmosur e miratuar.

Sipas Tabakut, në morinë e aferave korruptive ajo me tenderimet është nga më skandalozet.

“Gjatë vitit 2019 qeveria ka kryer 5721 tendera nga të cilët 38,5% e tyre janë dhënë pa garë, që do të thotë pothuajse 1 në 2 tendera jepet pa garë, duke shkelur ligjin e duke grabitur buxhetin e shtetit. 230 mln euro jepen pa gare i jepen miqve, janë të paracaktuara. Nëse do të ishte zbatuar ligji për ofertën më të ulët atëherë do të ishte kursyer 38,5 mln euro të mjaftueshme për një fond emergjencash për të përballuar situata si ajo e 26 nëntorit.

Për vitin 2019 procedurat e tenderimeve ku vlera e fondit është e barabartë me vlerën e kontratës është thuaje 50% e procedurave. Kjo do të thotë që 1 në 2 tendera janë paradakordësuar mes qeverisë dhe kompanisë ofertuese dhe pikërisht kjo është një nga pikat më të nxehta në gjithë raportet ndërkombëtare.”, ishte denoncimi i ish deputetes në Facebook.

Ajo mendon se qeveria ka ngritur një shtet paralel të korrupsionit dhe shkeljeve që i kushton shqiptarëve mbi 230 mln euro nga tenderat vetëm në 2019.

“Kjo minorancë që sot na qeveris fatkeqësisht e gjen mënyren të krijojë një sistem të tillë korruptiv që nuk pyet se sa eficent është një ligj. Ka vetëm një mënyrë për ta ndalur këtë grabitje, largimi I kësaj qeverie me të korruptuar ne Ballkanin Perëndimor sipas edhe raporteve të DASH.

Përditë e më shumë po bëhet e qartë se ku shkojnë taksat e rritura të shqiptarëve. Ato janë ushqimi i përditshëm i një qeverie të korruptuar dhe një oligarkie që qeveris dhe ushqehet nga paratë e taksave tona.”

Të fundit