Flash News

KRYESORE

Denoncimi: “Prej ditësh në Elbasan po përhapet një aromë qelbëse, si e një kufome në dekompozim”

Denoncimi: “Prej ditësh në Elbasan po përhapet një

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar ndotjen e ajrit në qytetin e Elbasanit që sipas vjen si pasojë e inceneratorit të mbetjeve. Boçi thekson se nga aroma qelbëse e padurueshme është duke e vuajtur më shumë pjesa jugore dhe ajo jug-perëndimore e qytetit. Duke sqaruar se ky denoncim nuk është politik, deputeti u kujton se qytetarëve të Elbasanit se tymi dhe era prej kufome e këtij inceneratori është paralajmërim alarmant për të gjithë.

Reagimi i Luçiano Boçit:

Aroma që po vret!

Prej ditësh, krahas tymit të zjarreve që shpresojmë mos rikthehen më në Elbasan, që nga mëngjesi deri në darkë, shpërhapet një aromë qelbëse e padurueshme si e një kufome në dekompozim e sipër!!!!

Më shumë këtë e vuan pjesa jugore dhe ajo jug-perëndimore e qytetit, por sidomos lagjet Skënderbej, Dyli Haxhire dhe Katundi i ri.

Është aroma e tymit që vjell inceneratori ankthndjellës i qytetit.

Krahasuar me aromën e dikurshme të gropës afër Shkumbinit, kjo e dikurshmja duket si kujtim i një parfumi.

Banorët e shtëpive më afër, po jetojnë ditë tmerri, i cili shtohet me intensitetin e aromës së qelbur, që vapa e stimulon më tej.

Teoria se janë mbeturinat e peshkut që vijnë nga e gjithë Shqipëria dhe se kjo situatë do jetë e përkohshme, bie lehtë, po të ballafaqosh mendimet e specialistëve dhe reagimet e qytetarëve e opozitës, në kohën kur ai ndërtohej.

Dalngadalë nga qyteti i luleve po shndërrohemi në qytetin që qelbet erë!!!

Tymi dhe era prej kufome e këtij inceneratori është paralajmërim alarmant për ne e për fëmijët tanë.

p.s Mos harroni!

Ky nuk është një status politik.

Të fundit