Flash News

KRYESORE

Deputetja e LSI-së i dërgoi letër, ambasada amerikane i kthen përgjigje

Deputetja e LSI-së i dërgoi letër, ambasada amerikane i kthen

Ambasada amerikane në Tiranë në një përgjigje për Ora News, thotë se e ka marrë letrën e deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetaj dërguar një ditë më parë në lidhje me dhunën në Kuvend që u pasua me një deklaratë nga ambasada.

Në përgjigjen për Ora News, zëdhënësi i kësaj ambasade Ryan Roberts konfirmoi se ambasadori Lu e ka marrë letrën e saj dhe ka biseduar me deputeten, duke rishprehur edhe një herë qëndrimin se ambasada dënon dhunën pavarësisht nga vjen.  

"Ambasadori Lu e mori dhe e lexoi letrën e Znj. Mehmetaj. Po ashtu pati mundësinë të bisedonte me Znj. Mehmetaj dhe të shihte pamjet të cilave ajo i referohet në letrën e saj. Ritheksojmë se Ambasada e SHBA dënon me forcë dhunën që ndodhi gjatë protestave. Theksojmë se dhuna, pavarësisht nga vjen, nuk ka vend në demokraci", thuhet në reagim.

Të fundit