Flash News

KRYESORE

Der Spiegel zbardh detaje nga Samiti i Berlinit: Merkel dhe Makron ‘veto’ për ndryshimin e kufijve

Der Spiegel zbardh detaje nga Samiti i Berlinit: Merkel dhe Makron

Revista e përjavshme gjermane, Der Spiegel ka zbuluar qëllimin e Samitit joformal të Berlinit të organizuar nga kancelarja Angela Merkel. Sipas gazetarit Keno Verseck, Merkel dhe Macron duan të tu vënë vijën këtyre debateve për shkëmbimin e territoreve, që mbështeten nga shumica e lidëve të Ballkanit, përfshirë edhe kryeministrin e Shqipërise, Edi Ramen.

“Shkëmbime territoresh, kufij etnikë, zhvendosje e grupeve etnike – janë ide thellësisht të rrezikshme që liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor si Serbia, Bosnje Herzegovina, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po merren në konsideratë si perspektiva serioze politike për rajonin e tyre prej disa muajsh.

Edhe pse propozimet të sjellin në vëmendje kohën e luftërave në ish-Jugosllavi dy dekada e gjysmë më parë, disa vende anëtare të BE dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara kanë sinjalizuar mbështetjen për disa projekte, veçanërisht për shkëmbimin territorial ose ndryshimet kufitare mes Serbisë dhe Kosovës. Por tani Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron duan të tu vënë vijën këtyre debateve të zjarrvënësve të rinj dhe ento-nacionalistëve, raporton ndër të tjera media e njohur.

Në artikull përmendet edhe kryeministri Rama, si një politikan që mbështet shkembimin e territoreve, ide që sipas ‘Der Spiegel’ përkrahet edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin.

“Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, flet hapur për idenë e një Shqipërie të Madhe, e cila mund të përfshijë pjesë të Maqedonisë dhe Kosovës. Rusia ka mbajtur distancë nga debati deri më tani, por presidenti Vladimir Putin do të ishte dakord për një rishikim të kufijve, për shkak se do i shkonte për shtat pas aneksimit të Krimesë. Gjithsesi, nëse ‘udhëzimi’ i Merkel dhe Macron do ndikojë në diçka, kjo mbetet e dyshimtë sipas shumë ekspertëve të Ballkanit”, përfundon artikulli.

Të fundit