Flash News

KRYESORE

Deschamps: Ndeshja me Shqipërinë nuk është formalitet

Deschamps: Ndeshja me Shqipërinë nuk është formalitet

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk mendon se fitorja me kombëtaren shqiptare më 17 nëntor në stadiumin e ri është diçka që ndodh lehtësisht, thjesht se Franca e tij është kampione bote.

Tekniku i "Gjelave", në fakt, ka kujtuar vitin 1993 për t'u treguar lojtarëve të tij se duhet të luajnë fort kundër nesh. “Problemi im më i madh në këto ndeshje është motivimi i lojtarëve, sepse mediat presin fitore automatike. Nuk harroj dhimbjen e vitit 1993, kur u eliminuam në fund", - ka deklaruar tekniku.

"Ne nuk duhet të mendojmë se jemi të kualifikuar, pasi ende nuk ia kemi dalë, por të bëjmë detyrën, të jemi vigjilentë. Ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Shqipërisë nuk do të jenë një formalitet. As nuk duhet të mendojmë për vendin e parë. Të japim maksimumin dhe kaq", - ka shtuar Deschamps.

Të fundit