Flash News

KRYESORE

Dështimi në Interpol, ish-zv/ministri i Jashtëm kërkon rritjen në 50% të taksës për importet serbe

Dështimi në Interpol, ish-zv/ministri i Jashtëm kërkon

Ish-zv/ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, kërkon që Kosova të çojë nga 10% në 50% taksën për importet që vijnë nga Serbia. Kjo taksë ishte vetëm 1% pak javë më parë, por qeveria kosovare e rriti me 9% për shkak të fushatës agresive që Serbia po zhvillon ndaj Republikës së Kosovës.

“Kosova nuk siguroi 2/3 e nevojshme për anëtarësim në Interpol. Shtetet e ‘Quint’ duhet të dyfishojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje finale midis Kosovës dhe Serbisë duke garantuar anëtarësim në OKB. Në të kundërt, gjërat do të përkeqësohen. Ndërkohë, taksa 10% duhet të arrijë në 50%”, shprehet Selimi.

Kosova dështoi të anëtarësohet sot në Interpol, ndërkohë që qeveria serbe e konsideroi votimin një fitore diplomatike.

Unesco, vizat dhe tani Interpoli, dyshja Thaçi-Haradinaj dështime spektakolare brenda pak vitesh

Të fundit