Flash News

KRYESORE

Dështon De Biazi në Spanjë, Alaves e shkarkon nga detyra

Dështon De Biazi në Spanjë, Alaves e shkarkon nga detyra

Ka dështuar në aventurën e tij në La Liga me skuadrën e Deportivo Alaves ish-trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi.

Përmes një komunikate për shtyp, klubi spanjoll ka njoftuar shkarkimin e italianit.

“Klubi ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me De Biazin pas rezultateve të fundit në La Liga. Për momentin, drejtimin e skuadrës do ta marrë Havier Kabejo. Falenderojmë De Biazin për punën e bërë gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë më të mirat në të ardhmen e tij profesionale”, shkruhet në njoftimin e Alavesit.

Të fundit