Flash News

KRYESORE

Dështon konferenca për klimën në Tiranë, vonesa dhe mosmarrëveshje nga përfaqësuesit serbë dhe kosovarë

Dështon konferenca për klimën në Tiranë, vonesa dhe

Konferenca për “Klimën në Ballkanin Perëndimor”, e parashikuar të zhvillohej sot në orën 10:00 në ambientet e një hoteli në Tiranë, nuk është zhvilluar për arsye që mbeten ende të paqarta.

Aty do të merrnin pjesë përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, Mali i zi, Kosova dhe Serbia. 'News 24' thotë se anulimi i konferencës ka ardhur si pasojë mosmarrëveshjeve midis përfaqesuesve të Kosovës dhe Serbisë, ku këta të fundit nuk kanë pranuar të jenë në një ambient me kosovarët.

Në konferencë ishin të ftuar edhe ambasadorë dhe donatorë të huaj, për të diskutuar rreth shqetësimeve të klimës në Ballkanin Perëndimor.

 

Të fundit