Flash News

KRYESORE

Dhuna ndaj pedagogut Jani Marka në protestë, studenti: Ishte një gabim, por u nxit

Dhuna ndaj pedagogut Jani Marka në protestë, studenti: Ishte një

Pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës Jani Marka, i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel është shprehur, se sipas tij, u godit me grushte në protestë nga militantë të partive.

Studenti Agent Tafaj, i pranishëm në vendngjarje dhe protestues prej gjashtë ditësh, e konsideroi gabim veprimin ndaj pedagogut, por që sipas tij u nxit nga sjellja e tij.

“ Ishte një gabim. Fakti që profesori tha që “kjo është një protestë dhune” u masivizua… Ne nuk kemi asgjë as me profesorin, as me Lëvizjen për Universitetin. Nuk ka faktorë donimantë. Ne aty jemi student, të vendosur. Të gjithë ne kishim bërë thirrje që nuk duam dhunë. Ne ishim të qetë deri në atë moment. Është figuara e pedagogut në përgjithësi që është e nderuar”, u shpreh studenti.

Kujtojmë që ditën e djeshme pedagogu Marka nuk u lejua të flasë, duke u konsideruar si përçarës i protestës. 

Të fundit