Flash News

KRYESORE

Dhuna në derbin kryeqytetas/ Mes 8 të dënuarve përjetë edhe një emër i njohur për shqiptarët

Dhuna në derbin kryeqytetas/ Mes 8 të dënuarve përjetë

Derbi kryeqytetas i para pak ditëve që u përfshi nga një valë dhune mes tifozëve të Tiranës dhe atyre të Partizanit, ka sjellë dënime të përjetshme për disa nga tifozët. Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka marrë vendimin për të ndaluar përjetë hyrjen në stadium për 8 tifozë.

“Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF”, thuhet në njoftim.

Mes emrave të tifozëve që nuk do të lejohen më të shkelin në stadium për shkak të përfshirjes së tyre në akte dhune mes dy tifozerive, është edhe një emër i njohur për publikun.

Bëhet fjalë për Alban Rexhën, ose ‘ujku i Tiranës’, siç njihej pas pjesëmarrjes së tij në shoë-n televiziv ‘Kafazi i Artë’, ku ai u bë i njohur.

Personat që nuk do lejohen të hyjnë në stadiume:

Elton Bande

Alban Rexha

Getard Çeliku

Mateos Majani

Aksel Manxhari

Thanas Bendo

Bledar Luga

Gentian Qosja

Të fundit