Flash News

KRYESORE

Dhurata e fundit e Kobe Bryant për bashkëshorten, Vanessa gjen letrën e dashurisë në ditën e saj të lindjes

Sot, bashkëshortja e Kobe Bryant, Vanessa, feston ditëlindjen e saj të 38 dhe për të nuk mund të ishte më e trishto se kaq. Pa të bijën e saj, Gigi-n dhe bashkëshortin Kobe. Por, e vetme me tre vajzat e saj, Vanessa ka gjetur një gëzim nga letra e fundit e dashurisë prej bashkëshortit të saj, legjendarit të basketbollit, Kobe Bryant. Vanessa i ka ndarë emocionet me ndjekësit në Instagram përmes një postimi shumë prekës:

“Dje gjeta një zarf ku shkruhej: Dashurisë së jetës time, nga Papi”. Prita që ta hapja zarfin në ditëlindjen time, më dha diçka për të pritur sot. Ironia është se Kobe kishte vendosur një foto timen të vizatuar me një engjëll që më mbante në krahë… Më mungon dashuria e jetës time dhe vogëlushja ime e ëmbël. Mirënjohëse që u zgjova pranë 3 vajzave të mia të ëmbla sot. Do të doja që të gjithë të ishim bashkë! Dëshira ime e ditëlindjes!

Të fundit