Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Dieta sipas bioritmit ziologjik të organizmit – nga Blerina Bombaj
Blerina Bombaj, dietologe
Duke ndjekur orën tonë biologjike, ne mund të ndihmojmë rezultatet e dietës tonë. Çfarë do të thotë kjo: le t’i marrim gjërat me radhë. Organizmi ynë është në dijeni të çka nevojitet në çdo moment. Kjo është arsyeja që ne kemi uri, kemi ftohtë apo na vjen gjumë. Sipas shkencës së “kronobiologjisë” e cila ka në fokus ritmet tona biologjike ekziston gjithmonë momenti më i përshtatshëm për gjithçka që bëjmë dhe në këtë mënyre ne funksionojmë më mirë dhe kemi më shumë rendiment. E njëjta gjë mund të vlejë edhe për sa i përket dobësimit. Mund të ketë periudhë më të përshtatshme për të filluar dietën, orë më të përshtatshme për të ngrënë ushqime të caktuara dhe ëmbëlsira, si dhe për të bërë aktivitet fizik. Ja si do të ishim në sinkron ideal me orën tonë biologjike:
Të filloj dietën në dimër apo në verë?
Periudha nga marsi në shtator mendohet periudha ideale për të filluar dietën. Drita dhe klima e ngrohtë na bëjnë më aktivë, si pasojë e kemi më të lehtë për të rënë në peshë. Për më tepër, drita e mjaftueshme ndikon në reaksionet kimike të trurit dhe përmirëson humorin tonë, duke na e bërë më të lehtë “dhimbjen” e reduktimit të ushqimit. Në dimër, për shkak të temperaturave të ulëta, trupi ynë punon më shumë për t’u ngrohur dhe në këtë mënyrë metabolizmi ynë rritet. Por nga ana tjetër, ditët e ftohta të dimrit na bëjnë të mbyllemi në shtëpi, të zhytemi në divan të mbuluar ngrohtë dhe të kalojmë orë të tëra në pasivitet. Kjo do të thotë që djegim më pak kalori në kohë të ftohta.
Të ha ëmbëlsirë menjëherë pas ushqimit apo më vonë?
Kur konsumojmë ëmbëlsirë pas ushqimit, evitojmë rritjen drastike të sheqerit në gjak gjë që ndodh kur ne konsumojmë ëmbëlsirë me stomakun bosh. Kur ne konsumojmë ëmbëlsirë me stomakun bosh, ajo që ndodh pak më vonë është rënia e sheqerit në gjak dhe hapja e oreksit për më shumë ëmbëlsira. Nëse do mësohemi të konsumojmë ëmbëlsira kur jemi të pangrënë, trupi do të prodhojë më shumë insulinë, gjë që na bën të kemi ndjesi urie të vazhdueshme, e cila nuk vjen nga nevoja që ka trupi për kalori por nga uljengritjet drastike të sheqerit në gjak. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që mund të konsumoni sa herë të doni një ëmbëlsirë pas ushqimit dhe nuk do të shëndosheni. Thjesht, nëse ju vete mendja për një ëmbëlsirë, është më mirë ta merrni pasi keni ngrënë. A e dinit se një nga ëmbëlsirat më të shëndetshme është hallvasia e bërë nga susami ose tahini? Kjo ëmbëlsirë është vërtetë kalorike por ajo përmban yndyra shumë të dobishme për zemrën. Preferojeni hallvasinë me fruta të thatë si bajame apo lajthi.
Si është më mirë, të ushtrohem në mëngjes apo në darkë?
Ora kur ne bëjmë aktivitet fizik ndikon në përpjekjen e trupit por edhe në rendiment. Ushtrimi fizik në pasdite, konkretisht midis orëve 16.00 – 19.00 duket të jetë më I përshtatshëm sesa në orët e mëngjesit. Kjo për arsye se sistemi kardiak dhe muskular, gjenden në formën e tyre më të mirë në këtë periudhë të ditës. Nuk është aspak koicidence që rekordet olimpike shënohen kryesisht në orët e pasdites! Nga ana tjetër, herët në mëngjes, trupi ka temperaturë të ulët, kyçet tona janë më pak fleksibël dhe sistemi ynë nervor nuk është në maksimumin e kapacitetit të tij.
Të pi ujë gjatë ushqimit apo pas tij?
Dy gota ujë para ushqimit na ndihmojnë të biem nga pesha. Arsyeja nuk është se “uji ndihmon të shkrijë dhjamin”, por na ndihmon të ngopemi më shpejt dhe me më pak ushqim. Kjo ndodh duke zënë një hapësirë të mirë të stomakut dhe duke lënë më pak vend të disponueshëm për ushqimin. Natyrisht, konsumi I ujit përpara vaktit përbën një aleat shumë të mirë për të gjithë ata që duan të rrëzojnë peshë por jo për ata që duan të shëndoshen! A e pengon tretjen konsumi I dy gotave ujë para ushqimit? Nuk ka asnjë të dhënë shkencore se uji ndikon negativisht në procesin e tretjes.
Të pi kafe para apo pas ushqimit?
Kafja ndihmon tretjen dhe ka ndikim pozitiv në metabolizmin tonë. Është vënë re se vetëm dy tre gllënjka kafe shqeto, pas ushqimit, ulin disa nga kaloritë e marra. Këto veçori sigurisht nuk llogariten nëse kafen e pimë me sheqer dhe pimë shumë kafe gjatë ditës. Mirë është të mos konsumojmë më shumë se 3 filxhanë në ditë.
“Ora” e ushqimit!
«Në mëngjes ha si mbret, në drekë si princ dhe në darkë si varfanjak», thotë një shprehje e njohur. Nëse këtë këshillë do ta ndiqnim me përpikëri dhe nëse njëkohësisht dinim çfarë ushqimesh të vendosnim në secilin vakt, dieta jonë do të kishte rezultate të sigurta.
Mëngjesi
Mëngjesi ynë duhet të jetë i pasur në karbohidrate që përmbahen të drithërat dhe buka pasi në këtë mënyrë i japim energjinë e duhur trurit dhe trupit të zgjohet dhe të aktivizohet. Njëkohësisht, ndihmon në rezultatin e dietës sonë, pasi karbohidratet do të përdoren të gjitha për energjinë që nevojitemi për aktivitetet tona gjatë ditës dhe nuk do të përfundojnë në depozitat e dhjamit.
Dreka
Dreka ndjek të njëjtën logjikë duke i dhënë rëndësi karbohidrateve si makaronat integrale, orizi integral, fasulet, bizelet, patatet, te cilat trupi do ti përdorë për aktivitetet që do të kryej në pasdite.
Darka
Darka është mirë të orientohet te ushqimet e pasura në proteina (si gjoksi i pulës, i gjelit – pulës së detit, peshku ton në ujë, veza, djathi pa yndyrë). Zarzavatet duhet të zënë një pjesë të mirë të volumit të darkës sonë dhe një sasi e vogël karbohidratesh të thjeshta duhet të vijë nga buka e zezë, orizi integral dhe makaronat integrale (për shembll një fetë e hollë bukë e zezë, ½ kupe oriz ose makarona integrale ose bizele ose 2 patate të vogla bashkë me lëkurën). Nëse do konsumojmë më shumë sheqerna të thjeshtë ato ka shumë gjasa të kthehen në dhjam përderisa ne nuk do të kryejmë më aktivitet fizik gjatë natës.
Këshillë:
Sigurisht, nëse ne do të konsumojmë më shumë ushqim nga çka na nevojitet (edhe nëse janë karbohidrate, proteina apo yndyra), teprica e kalorive do të kthehet në dhjam në trupin tonë. Prandaj duhet të kemi mirë parasysh që:
Mëngjesi duhet të ofrojë 35% të kalorive ditore që
Dreka duhet të ofrojë 40 – 50% të
Darka të përmbajë jo më shumë se 25% të kalorive ditore
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24