Flash News
Deputetët votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit francez
Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë anëtarët e familjes
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Korçë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, rrethanat mbeten misterioze
30 minuta në Prokurorinë e Posaçme, Benet Beci 'kyç gojën' pas daljes nga SPAK
Pas rreth 30 minutash, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Ai është pyetur nga gazetarët se përse u paraqit në SPAK dhe nëse është e vërtetë që ka dorëzuar dorëheqjen, mirëpo nuk ka kthyer përgjigje konkrete. Beci u shpreh shkurtimisht “Do të flas në momentin e duhur”.
Beci u pyet po ashtu nga gazetarët nëse është e vërtet një lajm që qarkullon se ai i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, ndërsa ai sërish refuzoi të përgjigjej. “Po jo…”, ishin fjalët e Becit.
Kujtojmë se Benet Beci u shpall kryetar i bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 2023.
Beci u shpall fitues në zgjedhjet e 14 Majit përballë rivalit demokrat Bardh Spahia duke u bërë i pari përfaqësues i PS që ulet në karrigen e kryetarit të bashkisë, pasi në 32 vitet e fundit Shkodra drejtohej nga kryebashkiakë demokratë.
Para se të bëhej kryebashkiak, Benet Beci ka patur postin e Drejtorit Ekzekutiv prej 13 vitesh në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Gjithashtu Benet Beci ka drejtuar edhe Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.