Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Ah këta shqiptarët, kanë probleme", Rama 'shuplakë' BE-së për negociatat: Pozicioni i Shqipërisë, i çuditshëm! A mund të martohesh me dikë kur nuk flet?

"Ah këta shqiptarët, kanë probleme", Rama

Kryeministri Rama ka marrë pjesë në forumin “Europa Park” të organizuar në Gjermani. Gjatë fjalës së tij, Rama ka folur pak edhe për çështjen e negociatave, duke e vënë theksin tek problemet e brendshme të Evropës.

Sipas Ramës, nuk është faji i Shqipërisë, por i zgjedhjeve edhe problemet e brendshme administrative e lokale të shteteve Evropiane, ato të cilat nuk lejojnë zgjerimin.

"Emanuele Macron më ka përsëritur shpesh, se “në qoftë se biem dakord për çeljen e negociatave me Shqipërinë, kjo nuk do të jetë e lehtë për shkak të Marin Le Penit, të së djathtës, të zgjedhjeve etj. etj.”. Por si mundesh të kesh fuqi kur vendimet në KE varen nga zgjedhjet e 27 vendeve, dhe ka shumë zgjedhje, politika administrative lokale, Evropiane.

Pra na duhej të prisnim zgjedhjet. Problemi është se ata nuk e thonë këtë. Iu thash, pse nuk e thoni publikisht që “djema në ju pëlqejmë shumë, dhe duam që t’ju marrim, por për momentin na duhet të lyejmë shtëpinë, sepse ka diçka tjetër”. Jo nuk e thonë publikisht. Publikisht thonë diçka tjetër. Thonë “ah këta shqiptarët, kanë probleme. Kanë këtë e kanë atë”. Pra bëhet një problem edhe në vend, sepse opinioni publik e kupton sikur ne jemi ata që po bëjmë gjënë e gabuar dhe jo sikur Macron-i është duke pritur të përballet me zgjedhjet.

Së fundmi, tashmë është marrë vendimi për negociatat dhe është vendosur që do të çel apo nis konferencën e parë ndërqeveritare. Kështu që, pozicioni ynë është edhe më i çuditshëm. Neve jemi të dashuruar me një dashuri të verbër për Evropën që nuk e vëmë në pyetje, na thuhet që Evropa do të martohet me ne, por si mund të martohemi ne kur nuk flasim?! Pra duam të martohemi me ju, por nuk flasim. A mund të martohesh kur nuk flet?

Anëtarësimi është një tjetër histori, por mendoj që negociatat janë akoma më të rëndësishme për vendet tona. Kjo pasi negociatat përbëjnë udhërrëfyesin për të bërë vendet tona, vende të besueshme demokratike.

Anëtarësimi do të vij për pasojë të saj, por negociatat janë ato çka janë realet për ne. Dhe t’i privosh vendet nga ky instrument është e pakuptimtë. T’ju japësh vendeve këtë instrument është t’i ndihmosh ata. Gjithsesi ky është instrumenti i duhur për tju thënë ”Ejani vizitoni Shqipërinë!”. Është larg vetëm 1 orë e 20 min. Më besoni që është shumë e bukur dhe nuk do të pendoheni. Për të huajit është vendi më i sigurt në Evropë”, ka thënë Rama.

Të fundit