Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Amanet ju le nëse nuk...", Majko tregon historinë e ushtares së UÇK-së dhe vargjet e fundit të saj: Liria ka emrin e të rënëve

"Amanet ju le nëse nuk...", Majko tregon historinë e

Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka treguar historinë e Yllka Domit, luftëtares 17-vjeçare të UÇK-së.

Yllka Domi humbi jetën gjatë betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe.

Majko ka postuar vargjet e fundit të saj, të cilat Domi i kishte shkruar dy ditë para ndarjes nga jeta.

"Liria ka emrin e të rënëve", përmbyll reagimin e tij në profilin zyrtar Pandeli Majko.

Postimi i plotë:

LIRIA KA EMER

Yllka Domi ka lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 "Gjakova" të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Yllka humbi jetën më 7 maj 1999 gjatë betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe.

Dy ditë para vdekjes, Yllka, 17 vjecare, shkroi vargjet e saj të fundit:

"Amanet ju le nëse nuk pritoni,


Të ma shkruani emrin në rërën e detit,


Dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj,


Në krahët e valëve të ketë epope të pambaruar,


Dhe arena e kafazit të jetë e hapur.

Përmendore nuk dua…!


Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop,


Vendosni afër kokës sime."

…Ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë në betejë i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi).

Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros me 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë.

Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit.

Liria ka emrin e të rënëve!

"Amanet ju le nëse nuk...", Majko tregon historinë e

 

Të fundit