Flash News

Ditari i Maxhorancës

Braçe pyetet për kandidimin në Tiranë: Manastirliu ishte një emergjencë në shtator

Braçe pyetet për kandidimin në Tiranë: Manastirliu ishte

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe foli sot për mediat lidhur me vetëofrimin e tij për të kandiduar për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Në një deklaratë për mediat para se të hynte në sallën e kuvendit, ai tha nuk është ambicie personale.

 “S’ka lidhje me ambicie. Janë c gjëra që kur thuhen brenda shtëpisë mbeten brenda shtëpisë. Me gjithë respektin për shoqen time, unë mendoj që PS duhet të bëjë një proces si për çdo bashki tjetër. Ishte një emergjencë në shtator, mund të ishte dhe ashtu gjëja, tani është koha e mjaftueshme që PS të bëjë një proces. Atë që parashikon statuti, siç bëhen për çdo bashki, mund të bëhen dhe për Tiranën. Rezultati në kohë dhe në çdo territor vlen vetëm për punën dhe për punët, nuk vlen për karrierën. S’ka lidhje me ambiciet personale”, tha Braçe.

Ndërsa për kërkesës që ai i ka bërë KQZ-së ku kërkon rezultatet e tij në vota, që prej zgjedhjeve të vitit 1996, Braçe u përgjigj: “Arsye aq formale sa nuk ka ku të shkojë. Në 26 maj më bëhen 30 vjet deputet i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë megjithë rezultatet e zgjedhjeve ‘96-‘97 nuk i gjen asgjëkund, jam i detyruar t’ia kërkoj KQZ-së. Do shkruaj një status. Do ta shikoni”.

 

Të fundit