Ditari i Maxhorancës

"Do të përzgjidhet kush do të trajtohet e kush jo", Basha e cilësoi kriminale; Rama nxjerr videon: U nxorr nga konteksti, e ka lëshuar frerin e gjuhës

"Do të përzgjidhet kush do të trajtohet e kush jo",

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas komentit që kryedemokrati Lulzim Basha i bëri deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ndërsa Basha e cilësoi krim ndaj shqiptarëve, kryeministri akuzon kryetarin e opozitës se ka nxjerrë nga konteksti fjalët e Manastirliut.

Kryeministri ka publikuar një video në profilin zyrtar ku ballafaqon deklaratat e Manastirliut dhe Bashës, ndërsa thotë se ky i fundit, Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë lëshuar frerin e gjuhës.

Postimi i plotë:

Sot Lulëzim Basha nxorri nga konteksti i fjalës së Ministres së Shëndetësisë, shprehjen e shqetësimit të saj për se si mosmarrja e masave individualisht nga çdo qytetar, mund të ndikojë në përkeqësimin e situatës në spitale, ku largqoftë, mund të arrihet në pikën ku arritën gjatë valës së parë spitalet e disa vendeve shumë më të zhvilluara, që zgjidhnin se kë mund të pranonin e kë jo nga mungesa e shtretërve!

Sipas Lulëzim Bashës, i cili e ka lëshuar krejt frerin e gjuhës dhe vetëm shan, shpif, akuzon e abuzon, në një përpjekje të dëshpëruar për të rikuperuar imazhin e tij që vetëm degradon çdo ditë prej paaftësisë, mendjelehtësisë e përgjumjes kronike, Ogerta Manastirliu, "kjo kriminele e pashpirt", paska thënë që pacientët do u përzgjidhkan se "kush do kurohet e kush jo!"!

AS E KA THËNË, AS NUK KA DASHUR TË THOTË TJETËR GJË NGA AJO QË KA THËNË DHE THEMI PËRDITË: O NJERËZ MBRONI VETEN DHE TË TJERËT, SE VENDE SHUMË TË FORTA SE NE KANË GJETUR BELANË ME KËTË MORTJE!

Lulëzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, tanimë krejt njësoj si famëkeqi Sali, nuk pyesin më se çfarë nxjerrin nga goja, mjafton që ajo çfarë thonë të jetë sa më e zezë, sa më e pistë, sa më e ulët për veshët e publikut, sepse ata janë në situatën e të mbyturit që kërkon me çdo kusht të të marrë me vete

 

Ditari politik

Të fundit