Flash News

Ditari i Maxhorancës

Evis Kushi merr dozën e dytë të vaksinës: Jam e kënaqur, vaksinimi është mjeti më i mirë për ta fituar përfundimisht këtë betejë

Evis Kushi merr dozën e dytë të vaksinës: Jam e
Foto e postuar nga ministrja Kushi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës anti-Covid. Lajmin e ka bërë me dije vet Kushi përmes rrjeteve sociale, ku ka shpërndarë edhe foto nga momenti, kur ka marrë vaksinën.

Ajo thekson se vaksinimi është mjeti më i mirë për ta fituar betejën me koronavirusin, si dhe për një vit shkollor të suksesshëm, nënvizon ministrja.

Kjo e fundit ka falenderuar të gjithë mësuesit dhe pedagogët që kanë zgjedhur të vaksinohen. Ndër të tjera ajo shkruan se, "Jam e kënaqur sot që mora dozën e dytë të vaksinës anti-Covid".

Të fundit