Flash News

Ditari i Maxhorancës

Hetimet për inceneratorin e Tiranës, SPAK u komunikon akuzat 12 personave nën hetim

Hetimet për inceneratorin e Tiranës, SPAK u komunikon akuzat 12

Prokuroria e Posaçme iu ka komunikuar akuzat 12 personave nën hetim për inceneratorin e Tiranës lidhur me masat e para që janë caktuar për këtë dosje në dhjetor të vitit të kaluar. Burime bëjnë me dije se akuzat janë komunikuar për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim.

Hetimet kanë perfunduar vetëm për personat që kanë marrë pjesë në procedurat deri në lidhjen e kontratës koncesionare, dhe kumunikimi i auzave është bërë për shkak ndodhen drejt përfundimit afatet hetimore për veprën penale për të cilën akuzohen.

Mes personave që iu është komunikuar akuza janë Lefter Koka, Taulant Tusha, Pëllumb Abeshi, Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Sidita Tola dhe Jetmir Llapaj.

 

Të fundit