Flash News

Ditari i Maxhorancës

Abuzimet e ARRSH me tenderët/ Ramës i ankohen edhe ish-deputetët e PS, zbardhet e-maili i Sadri Abazit për kryeministrin

Abuzimet e ARRSH me tenderët/ Ramës i ankohen edhe ish-deputetët

Një e-mail i dërguar në postën elektronike të kryeministrit Edi Rama nga ish-deputeti socialist Sadri Abazi, vërteton aktet korruptive dhe abuzuese me tenderat.

E-mail-i i siguruar nga Gazeta Panorama, tregon se ish-deputeti Sadri Abazi ‘i ankohet’ Ramës për Autoritetin Rrugor shqiptar (ARRSH), që sipas tij përdor skema abuzive dhe korruptive në shpalljen e fituesve për tendera.

Ish-deputeti teks ai referohet procedurave të ndjekura nga ARRSH-ja, shkruan në e-mail se për të dhënë tenderin e mirëmbajtjes së rrugëve në 4 rajonet e vendit, fituesit janë zgjedhur në mënyrë korruptive.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zhvilluar procedurat e tenderit me objekt: Mirëmbajtje me performancë të rrugëve, Rajoni Verior” (e ndarë në 14 Late) me fond limit 2.172.497.806 lekë pa TVSH, të reja) -data e hapjes së ofertave për fazën e parë. Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Qendror (e ndarë në 10 Late) me fond limit 2.160.710.894 lekë pa TVSH (të reja) – data e hapjes së ofertave për fazën e mirëmbajtjes me performancë të rrugëve Rajoni Jugor” (e ndarë në 13 Late) me fond limit 2.008.497.824 Lekë pa TVSH (të reja) – data e hapjes së ofertave për fazën I, Lloji – marrëveshje kuadër, afati 48 muaj (4 vjet), për herë të parë këto procedura tenderi u zhvilluan në dy faza.

Në fazën e parë paraqitej i gjithë dokumentacioni ligjor, ekonomik, financiar dhe teknik, përveç ofertës financiare.

Në fazën e dytë, vlerësimi do të bëhej nëpërmjet një mekanizmi jo transparent dhe abuziv.

Është e çuditshme se si të gjithë operatorët e tjerë ekonomikë me zor janë kualifikuar dhe kanë fituar një kontratë, ndërsa “Aiko lmpex General Construction dshh & shoqërive të tjera, megjithëse ka pasur ofertën më të shtrenjtë financiare, u është dhënë.

Dhe abuzimi i ARRSH qëndron në faktin se në kriterin (i) çmimi më i ulët vendos pikët me diferenca të vogla midis shoqërive pjesëmarrëse, kurse në dy kriteret e tjera vendos pikët maksimale për Aiko Impex General Construction dhe pikët minimale për ofertuesit e tjerë, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit prej qindra milionë lekësh”, shkruan Abazi në email-in drejtuar Kryeministrit Rama.

Abuzimet e ARRSH me tenderët/ Ramës i ankohen edhe ish-deputetët

 

Të fundit