Flash News
Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Athinë
E paditi në SPAK, Balla i përgjigjet Bardhit: Behu gati PD-ja e Elbasanit se do ju kallëzojë Gazi për tradhti
KQZ miraton elemente teknikë se si do të jetë fleta e votimit në 25 prill
U largua nga lista finale e koalicionit me Bashën, sqaron Mustafa Lici
Meta kthen ligjin “Për karrierën ushtarake në FA”: Nxit idenë e gabuar se gjen punë dhe “pa shkollë”
"Jam lypësi më i gjatë në planet", Rama për sigurimin e vaksinës: Po diskutojmë me tre shtete mike, presim vulën

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se qeveria është në diskutime me tre shtete mike për të siguruar vaksinat anti-Covid. Ai tha se bisedimet me një prej shteteve janë thuajse të përfunduara dhe pritet vetëm vula.
Rama njoftoi se “brenda marsit do të vijnë në vend 40 mijë dozat e Pfizerit”, dhe në prill do të vazhdohet me dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer dhe Astra Zeneca.
Rama tha me batutë se është lypësi më i gjatë në planet për vaksinat. Ai iu bëri thirrje edhe të rinjve që të respektojnë masat anti-covid, ndërsa shtoi se vaksinimi do të nisë nga moshat më të mëdha, duke zbritur.
“Të rinjtë që po rriskohen të ruhen. Ata duhet të bëjnë çmos që të mos bëhen pjesë e shkeljeve. Ky virus është i rrezikshëm për të gjithë. Ne nuk do të shpikim rrotën dhe do të bëjmë një proces të sajuar me forcat tona.
Strategjitë kanë një emërues të përbashkët; nga mosha më e madhe poshtë. Nga mjekët dhe infermierët, tek mësuesit, policët dhe horizontalisht më tutje. Çështja është sasia. Kemi marrë konfirmim për 360 mijë vaksina AstraZeneca që do të hyjnë në proces dhe më pas do të zbresim shumë shpejt tek 65 vjeçarët edhe më poshtë.
Jemi duke diskutuar afër një sasie tjetër të konsiderueshme. Por kuptoni pozitën time se nuk janë gjëra të finalizuara, pasi thonë; oh e tha dhe se mbajti. Ne do të kemi 41 mijë dozat e Pfizer brenda marsit, siç e kam thënë dhe pastaj vazhdojmë në prill me vaksinat e tjera. Ajo që na duhet është vula mbi marrëveshjen e shtetit mik, ndaj pres me çdo ditë, por duhet vula. Edhe po nuk u bë, mund t’ju tregoj dokumentet që procesi ka ndodhur biseda. Jam lypësi më i gjatë në planet pa diskutim. Një tjetër vend mik është në diskutime e një vend i tretë është në kontakte me ne sot në mëngjes”, tha Rama.
Prej nisjes së procesit të vaksinimit në Shqipëri, janë 6728 persona që kanë marrë dozën e parë. Prioritet në marrjen e vaksinës kanë pasur bluzat e bardha dhe tashmë të moshuarit.
Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë mbërriti një tjetër sasi vaksinash prej 8190 doza nga kontrata me kompaninë Pfizer. Vendi deri më tani ka marrë 17 255 doza të vaksinës Pfizer, dozat e para erdhën dhuratë nga një vend ‘mik’.
Ditari politik









Të fundit

Topalli: Berisha është opozitar i fortë, por s’flas për ata që e kanë dorëzuar karrigen
26 Shkurt 2021, 22:55

Lezha dhe Durrësi mbulohen nga mjegulla, ç'thotë shërbimi meteorologjik
26 Shkurt 2021, 22:06
Bejtja: Nëse Basha bën koalicion me Ramën, do ishte tradhtari më i madh
26 Shkurt 2021, 21:55
Merkel refuzon të vaksinohet me "Astrazeneca"
26 Shkurt 2021, 21:48
Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Athinë
26 Shkurt 2021, 21:26

Nicole Kidman pëlqen të veshë këto dy tendenca në 'Golden Globes'
26 Shkurt 2021, 21:03
"The Crown", trillim apo i vërtetë? Si përgjigjet Harry
26 Shkurt 2021, 20:44

Aksident me vdekje te "Rruga e Kombit", trajleri përplas dy makina
26 Shkurt 2021, 20:43
COVID-19 ja u merr jetën brenda 24 orëve dy vëllezërve nga Mati
26 Shkurt 2021, 20:23
Pas divorcit, Kelly Clarkson shkroi 60 këngë
26 Shkurt 2021, 19:55
Kryemadhi: Marrim 100 mandate më 25 Prill, kam frikë se PS s'do të dalë as e treta
26 Shkurt 2021, 19:49
KQZ miraton elemente teknikë se si do të jetë fleta e votimit në 25 prill
26 Shkurt 2021, 19:31
Spektakël pa fitues në Durrës, Teuta e Kukësi ndajnë nga një pikë
26 Shkurt 2021, 19:31
Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?
26 Shkurt 2021, 19:05

U largua nga lista finale e koalicionit me Bashën, sqaron Mustafa Lici
26 Shkurt 2021, 18:24


Situata e Covid-19 në 24 orët e fundit, 20 viktima dhe 916 të infektuar
26 Shkurt 2021, 17:40
