Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Liria ka emër", Rama publikon rrëfimin e ish-luftëtarit të Kosovës: UÇK-së përballet me trillime për pastërtinë e luftës së saj heroike

"Liria ka emër", Rama publikon rrëfimin e
Në foto: Ish-luftëtari i UÇK-së, Kjani Guri

Nën moton "Liria ka emër", kryeministri Rama ka publikuar rrëfimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Kjani Guri.

I përlotur ish-luftëtari tregon për perjudhën kur ai iu bashkua luftës për të mbrojtur vendin e tij.

Reagimi i Ramës vjen në një moment kur ish-drejtuesit e UÇK-së, Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi po gjykohen nga drejtësia ndërkombëtare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa politika e Tiranës zjen nga akuzat dhe kundër-akuzat për luftën e Kosovës.

“LIRIA KA EMËR

Kjani Guri, që si djalë i ri iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot përlotet në rrëfimin e tij për luftën dhe humbjen e vëllait bashkëluftëtar, në ndërkohë që UÇK përballet me epilogun dramatik të një kalvari të gjatë plot akuza, trillime, fabrikime, për drejtësinë e pastërtinë e luftës së saj heroike...

Respekt dhe mirënjohje për çlirimtarët e Kosovës. Ju ftoj ta shikoni dhe shpërndani këtë histori”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.

Të fundit