Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘i shpall’ luftë legalizimeve, me vendime që zgjasin jo më shumë se 4 muaj

Rama ‘i shpall’ luftë legalizimeve, me vendime që zgjasin

Aksioni për “çlirimin” e hapësirave publike, që Rama nisi javën e fundit, vijon në të gjithë vendin. Një pjesë e bizneseve kanë hequr tendat, çadrat e karriget, ndërsa të tjera u rrafshuan brenda një dite.

Në kuadër të zaptimeve pa leje, Rama i ka “shpallur” luftë së fundmi legalizimeve që vetë ai në një postim në Facebook, i ka cilësuar “legalizime kriminale”.

Kryeminsitri ka paralajmëruar nëpunësit e Aluiznit dhe Kadastrës që kanë firmosur legalizime të paligjshme në hapësira publike, se do të ndëshkohen penalisht përnjë “çmenduri me qëllim fitimi në dëm të komunitetit”.

“Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona”, shkruan Rama në Facebook.

Bashkangjitur reagimit, Rama ka publikuar dokumentin e legalizimit të një shtese në një biznes, vendim i cili është anuluar 4 muaj pasi ishte miratuar.

Ky reagim i Ramës ngre pikëpyetje të mëdha për seriozitetin dhe qëndrueshmërinë e reformave që premton. Ndërsa në fjalë shfaqet vendosmëria për “zero tolerancë” dhe “ndëshkime penale”, në praktikë vendimet ligjore po tërhiqen apo ndryshohen shpejt pas miratimit, duke krijuar një mjedis paqartësie dhe mungesë besimi.

Pyetja shtrohet: a janë aksionet e nisura për “çlirimin” e hapësirave publike janë fushata mediatike pa plan të qëndrueshëm dhe efektiv?

 

Të fundit