Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama krahason rastin e Ahmetajt me atë të Tahirit: Erdhi në Kuvend si lexuese gazetash

Rama krahason rastin e Ahmetajt me atë të Tahirit: Erdhi në

Kryeministri Edi Rama bëri një krahasim mes rastit të Arben Ahmetajt dhe të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Teksa reagoi për herë të parë këtë pasdite pas heqjes së imunitetit të Ahmetajt, Rama u shpreh se disa vite më parë ishte i bindur se kërkesa e prokurorisë duhej refuzuar duke shtuar se erdhi në Kuvend si lexuese gazetash të mëngjesit, pa bërë asnjë hetim. Ndërsa në rastin e Ahmetajt, theksoi ai, SPAK i ka vënë përpara një dosje voluminoze.

“Nuk më takon mua të them nëse Arben Ahmetaj është fajtor apo i pafajshëm, por ndryshe nga një rast i disa viteve më parë, kur ishim të bindur se kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar dhe ashtu bëmë, rasti i sotëm ishte një rast kur kërkesa e prokurorisë duhej miratuar pa asnjë ndryshim.

Sepse ndryshe nga atëherë, kur Prokuroria erdhi në Kuvend si lexuese gazetash të mëngjesit, pa bërë asnjë hetim, këtë herë na u vu përpara dosja e një pune ë hetimore. Në mos e provoftë fajësinë e deputetit, çka mund dhe do ta thotë vetëm gjykata, ajo dosje krijon përshtypjen se ka dyshime të mjaftueshme, për të mos e ndaluar autorizimin e kërkuar nga SPAK-u për Kuvendin”, tha Rama.

 

Të fundit