Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon opozitën dhe Presidentin: Bëjnë aleancë me COVID-in për të rrëzuar qeverinë

Rama sulmon opozitën dhe Presidentin: Bëjnë aleancë me

Në përgjigjen që kryeministri Edi Rama dha lidhur me denoncimin e kryedemokratit Lulzim Basha për fshehjen e numrit të vërtetë të viktimave nga COVID-19, nuk munguan as sulmet ndaj opozitës dhe Presidentit të Republikës.

Rama u shpreh se opozitën në aleancë me presidentin Ilir Meta po përdorin pandeminë për të rrëzuar qeverinë.

"Në këtë luftë mund të sfidohet qeveria dhe ekspertiza, por nuk mundet që deri të presidenti të krijojë komitet alternativ, dhe opozita gjithashtu, ku një komitet thotë qeveria të blejë maska për qytetarët, ndërsa komiteti tjetër thotë virusi nuk ekziston. Kjo nuk është demokratike dhe njerëzore. 

Ne nuk mund të jemi rasti unikal ku qeveria lufton kundër COVID dhe opozita bashkë me Presidentin të bëjnë aleancë  me COVID-in për të rrëzuar qeverinë dhe duke shpërndarë fotografi klandestine nga morgu i spitalit", tha Rama.

Të fundit