Flash News

Ditari i Maxhorancës

Propaganda i zë sytë Sakos, quan "kanal bretkosash" rrugën e banorëve durrsakë

Propaganda i zë sytë Sakos, quan "kanal bretkosash"

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte dje në Durrës në një familje të prekur nga tërmeti i vitit 2019 dhe të pa dëmshpërblyer ende nga qeveria. Berisha garantoi familjen se përgjegjësit që i kanë lënë në kushte të vështira do të merrnin përgjigjen e duhur.

Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako, e cila ka përgënjeshtruar familjen që jetonte në kushte të vështira e shtëpi ende të dëmtuar nga tërmeti, duke deklaruar në një video se familja Hoxha nuk ka pasur asnjë dëm nga tërmeti.

“Vizitove edhe shtëpinë e zonjës Fidane Hoxha, e cila për fatin e mirë nuk ka pasur asnjë dëmtim nga tërmeti i 2019-ës. Po ku pyet ti për të vërtetën?”, deklaron Sako.

Ndër të tjera, në shërbim të akuzave të hedhura kundrejt kryedmeokratit, kryebashkiakja socialiste nuk kursehet as me durrsakët. Duke propaganduar punën e bashkisë, Sako e quan rrugicën ku jetojnë banorët e Durrësit, “kanal i bretkosave”, të cilën ajo thotë se e ka kthyer në një nga lagjet më të bukura të Rilindjes.

“Bujar Hoxha, qytetari që përdore dje për të bërë sikur si ai që as baxhanakun e vetë nuk njeh kur i vdes, nga verifikimi del se nuk ka aplikuar asnjëherë për dëme nga tërmeti sepse 3 herë që hapëm thirrjet Bujari me siguri të dëgjonte ty kur u thoshe kot ju thërrasin, mos shkoni, asgjë nuk do bëjnë. Pra Bujarit nuk ja ka fajin askush tjetër veç teje. Pastaj rruga Azem Hajdari dhe vala e detit. Ajo ka dalë aq mirë sa dhe gjithë demokratët aty do ta tregojnë me votë, ndërsa banorët që u janë prishur objektet e tyre 1-katëshe buzë kanalit të bretkosave i kanë sot në xhep kontratat me bashkinë për të marrë një më një shtëpitë e tyre të reja në lagjen e bukur të rilindjes që u ngrit nga hiçi”, ka deklaruar Sako.

 

Të fundit