Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vijon 'përçarja' mes socialistëve, Kumbaro thumbon hapur Spiropalin

Vijon 'përçarja' mes socialistëve, Kumbaro thumbon

Vijon 'përçarja' mes socialistëve që pas përplasjes në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, ku u përfshi edhe kryeministri Edi Rama.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Mirela Kumbaro u pyet sot nga mediat lidhur me deklaratat e deputetes Elisa Spiropali, e cila u shpreh pak ditë më parë se “Europa mbetet vetëm një retorikë për mazhorancën socialiste”.

Pas mbledhjes së qeverisë, Kumbaro tha se i përket brezit që ishte me sloganin “E dua Shqipërinë si gjithë Europa” dhe është rritur me këtë slogan.

Ajo nuk i ka kursyer thumbat për Spiropalin teksa është shprehur se, PS është pranë realizimi të këtij slogani dhe se mazhoranca përgjigjet vetëm me punë.

Ju më pyesni që të jap opinioni për opinionet, ndërsa unë këtu jam sot që të jap opinion për punën. Unë i përkas brezit me sloganin “E dua Shqipërinë si gjithë Europa”, dhe unë tani kam përgjegjësinë që të jem pranë brezit që është shumë afër kësaj dhe kanë përgjegjësinë politike për Shqipërinë në Europë.

Kjo matet me punë që Shqipëria ka bërë në këto 35 vite tranzicion. Sot jemi në kohën kur kjo matet me centimetra, matet me punë dhe dokumentacion dhe unë sapo iu dhashë provën që një nga këto, janë edhe VKM-të e miratuara”, tha Kumbaro.

Të fundit