Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vrasja e 8-vjeçarit/ Nis marshimi i qytetarëve, i bashkohet Nikolla: Dënimi me vdekje, jo vendimmarrja e duhur në momente emocionale

Vrasja e 8-vjeçarit/ Nis marshimi i qytetarëve, i bashkohet Nikolla:

Ditën e sotme ka nisur marshimi kundër dhunës ndaj fëmijëve drejt sheshit "Skënderbej", të cilit i është bashkuar dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Kjo e fundit dha një prononcim për gazetarët, ku u shpreh se këtij marshimi i është bashkuar si nënë dhe si qytetare.

Kjo formë protestë erdhi pas vrasjes së 8-vjeçarit, tre ditë më parë në Fier. Sa i përket dënimit me vdekje, i cili u kërkua nga familjarët e të miturit dhe jo vetëm, Nikolla u shpreh se në momente të forta emocionale, jo gjithmonë është vendimarrja e duhur. Ajo shtoi se ka shumë elemente të tjerë që duheb adresuar.

“Jam në dijeni. Këto janë momente të forta emocionale dhe ndoshta jo gjithmonë është vendimmarrja e duhur. Shqipëria është pjesë e standardeve të BE. Unë nuk mendoj se ky dënim ai që do të jetë gjëja e duhur për të adresuar. Ka shumë elementë të tjerë që ne duhet ti adresojmë. Janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të tilla të forta”, u shpreh kryetarja e Kuvendit. 

Ajo shtoi se duhet ndërgjegjësim qytetar për denoncimin e dhunës. Kryeparlamentarja bëri me dije se po punohet për krijimin e një regjistri për personat  problematikë dhe dhunues.

Vrasja e 8-vjeçarit/ Nis marshimi i qytetarëve, i bashkohet Nikolla:

Të fundit