Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xhafaj tregon për marrëdhënien me Ramën dhe ku ndryshon bashkëpunimi me të, nga ai me Nanon dhe Majkon

Xhafaj tregon për marrëdhënien me Ramën dhe ku ndryshon

Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti i zgjedhur i PS, Fatmir Xhafaj ka treguar për raportin që ka pasur me ish-kryeministrat Fatos Nano dhe Pandeli Majko, si dhe me kryeministrin aktual Edi Rama gjatë kohës që ai ka qenë pjesë e kabineteve.

Sa i përket ndryshimit mes Nanos, Majkos dhe Ramës, Xhafaj ka thënë se ata janë natyra, stile dhe formate të ndryshme. I pyetur për bashkëpunimin me Fatos Nanon, Xhafaj tha në "Dekalog" se kishte liri dhe mundësi të ishe vetëvetja.

Me Majkon ai çmon komunikimin, ndërsa sa i përket kryeministrin aktual ai nuk e mohon që ka pasur momente që kanë qenë me qëndrime të ndryshume. Xhafaj thekson se me Ramën bashkëpunon prej një kohë të gjatë dhe se tashmë ka një marrëdhënie normale.

Sa i përket nëse do ta pranonte sërish detyrën e ministrit, ai nuk dha një përgjigje të prerë dhe tha se nuk e ka qëllim në vetëvete.

Gazetari: Si ishte të punoje me Fatos Nanon?

Xhafaj: Me Fatos Nanon punoje, ishe vetvetja. Kishe një lloj lirie për shumë arsye të cilën ai ta mundësonte, ta jepte dhe të mbështeste në mënyrë që të ndjeheshe ministër.

Gazetari: Me Pandeli Majkon?

Xhafaj: Me Pandin ka qenë një periudhë shumë e shkurtër dhe ishim të gjithë ne proces rritje dhe formimi. Me të në atë kohë kishe lehtësi komunikimi dhe për hir të së vërtetës edhe besimi.

Gazetari: Me Edi Ramën ku ju keni shërbyer si ministër i Brendshëm i 61-të i shtetit shqiptar?

Xhafaj: Edi Rama natyrisht është krejt i ndryshëm nga dy paraardhësit që përmendët ju. Personalisht për arsye edhe specifike mbase, kam pasur mundësinë që deri në ditën që kam qenë në kabinet, të jem ministër.

Gazetari: Ta ka dhënë ai mundësinë apo e ke bërë ti këtë gjë?

Xhafaj: Kryeministri të jep mundësinë, por je ti që duhet ta mbash e përdorësh këtë mundësi.

Gazetari: Si i keni marrëdhëniet në këto momente me të?

Xhafaj: Marrëdhënie normale, s’kam asnjë arsye për të mos pasur marrëdhënie normale. Kam një histori të gjatë politike me Edi Ramën që nga dita një që ka ardhur në Partinë Socialiste dhe që nga dita një që ka dashur të bëhet kryetar i Partisë Socialiste. Ky është fakt i njohur publik. Kemi një histori të gjatë bashkëpunimi me njëri-tjetrin.

Kemi ndarë beteja të mëdha bashkërisht, ai natyrisht në rolin e kryetarit të PS unë në rolin e anëtarit të kryesisë apo sekretarit të PS. Kjo do të thotë që koha e gjatë, sidomos në opozitë na ka dhënë mundësinë të punojmë shumë afër. Kjo edhe në kohën e reformës në drejtësi por edhe kohën kur kam shërbyer si ministër i Brendshëm si pjesë e kabinetit. Natyrisht s’ka arsye që të jetë ndryshe, kjo edhe për faktin se ai është kryetar i Partisë Socialiste dhe unë deputet i Partisë Socialiste.

Gazetari: Keni gjëra që i keni ndarë ndryshe me kryeministrin?

Xhafaj: Patjetër që kemi pasur!

Të fundit