Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zbardhen të tjera biseda mes Ballukut dhe Berberit, zv, kryeministrja: Mund të bëhet “ushtar”, është shumë i izoluar

Zbardhen të tjera biseda mes Ballukut dhe Berberit, zv, kryeministrja: Mund

Në vijim të hetimit për aferën e tunelit të Llogarasë, nga këqyrja e të dhënave të aparatit celular “BlackBerry”, model “BBF100-6”, i sekuestruar shtetasit Evis Berberi, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetases Belinda Balluku dhe shtetasit Evis Berberi.

Sipas aktit të ekspertimit, komunikimet janë zhvilluar në datën 15.06.2021, rreth orës 12:43-12:46.

Në këto mesazhe, Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit se kishte qenë një ditë më parë me “B.”, duke shtuar se i kishte thënë se “kjo është sfida ime dhe e tij”.

Në vijim, në komunikim përmendet se “vinçi për trarët e urës vjen nesër ose pasnesër”, ndërsa Evis Berberi përgjigjet se kishte shkuar drejt urës dhe po kthehej.

KOMUNIKIMET

Belinda Balluku: Isha me B. dje.

Evis Berberi: Si shkoi?

Belinda Balluku: Dhe i thash kjo eshte sfida ime dhe e tij.

Evis Berberi: Po prandaj ndihej ndryshimi sot

Belinda Balluku: Me tha qe vinci per traret e ures vjen neser ose pasneser. Evis

Berberi: Erdhi dje sot shkonte te ura. Se qe andej po kthehem”.

Në një tjetër mesazh, Balluku shprehet se po i bënte “nderin e jetës”, duke shtuar se do të flisnin më pas dhe se personi në fjalë “mund të bëhet shumë ushtar”, duke e përshkruar si “të izoluar dhe të pashpresë”.

KOMUNIKIMET

Belinda Balluku: “Une po i bej nderin e jetes ndaj ai do behet cope. Do flasim pak, mund te behet shume ushtar. Eshte shume i izoluar dhe i pashprese, ndaj Agollin nuk e shiti kurre dhe e beri mbret”.

Evis Berberi: Te vij sot te diskutojme pak dhe per neser ne ora 9. S’ka se si ta shese kane punuar gjate.

Belinda Balluku: Se keta te tjeret jane te lidhur e te bere gonxhe me njeri tjetrin.

 

Të fundit