Flash News

Ditari i Opozitës

" Ata janë një grup i strukturuar kriminal", Berisha: Prokuroria ka përdorur masat më lehtësuese ndaj Ballukut dhe Ramës

" Ata janë një grup i strukturuar kriminal", Berisha:

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se  Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata, ka përdorur “masat më lehtësuese të mundshme”, ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres Belinda Balluku, pavarësisht provave që, sipas tij, i implikojnë drejtpërdrejt në aferën e tunelit të Llogarasë.

Berisha u shpreh se tashmë “është faktuar në mënyrë të pamohueshme” se çdo veprim i Ballukut për projektin e tunelit është diktuar nga Rama, por prokuroria jo vetëm nuk ka ngritur akuzë ndaj tij, por po lejon ndërhyrjet që, sipas tij, synojnë “pengimin e hetimit, prishjen e provave dhe mbrojtjen e vetes përmes Ballukut”.

Berisha e cilësoi “unikale në Europë” mënyrën si po trajtohet çështja Rama–Balluku, duke theksuar se akuzat e SPAK-ut përshkruajnë qartë elementë të një “grupi të strukturuar kriminal”.

 Sipas Berishës, veprimet e Ballukut, drejtorëve dhe zyrtarëve të prokurimeve përbëjnë bashkëpunim të organizuar për “vjedhjen e qindra milionëve euro të taksapaguesve”, ndaj mosvendosja e kësaj akuze nga prokuroria tregon qartë, siç pretendon ai, një trajtim preferencial ndaj Ramës dhe Ballukut.

Së dyti, çështja Rama-Balluku është unike në Europë.

Unë u them shqiptarëve se prokuroria dhe gjykata kanë përdorur masat më lehtësuese që mund të përdornin ndaj Lubi Ballukut dhe Edi Ramës.

Së pari, është faktuar tani në mënyrë të pamohueshme se çdo akt, çdo veprim i Lubi Ballukut për tunelin e Llogarasë është i diktuar nga Edi Rama.

Dhe prokuroria jo vetëm që nuk ka ngritur akuzë, por po e lejon atë të bëjë gjithçka për të penguar hetimin, për të prishur provat, për të mbrojtur Belinda Ballukun, në fakt veten e tij.

Së dyti, prokuroria ka qenë lehtësuese sepse cilido që lexon akuzën e saj, konstaton se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Keqbërës të poshtër që janë sjellë me paratë e taksapaguesve shqiptarë në mënyrën më banditeske, që kanë vjedhur dhe shpërdoruar dhjetëra e qindra milionë në bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin.

Dhe ky nuk është një person, por këtu janë Lubia, disa drejtorë, disa punonjës përgjegjës të prokurimeve, të gjithë së bashku, dhe prokuroria heziton t’i quajë ata siç janë, grup i strukturuar kriminal ose organizatë kriminale me dëme kolosale për qytetarët shqiptarë.”

Të fundit