Flash News

Ditari i Opozitës

Aksidenti i shumëfishtë në Bypass-in e Fierit, policia jep detajet: 6 persona përfundojnë në spital, mes tyre një bebe

Aksidenti i shumëfishtë në Bypass-in e Fierit, policia jep

Policia e Fierit ka zbardhur detajet lidhur me një aksident të shumëfishtë të ndodhur sot në Bypass-in e Fierit, pranë kthesës së Pojanit. Në aksident janë përfshirë dosa automjete që udhëtonin në drejtim të Vlorës.

Policia sqaron se nga aksidenti u plagosën dy persona, si edhe kanë shkuar në spital për kontroll mjekësor 3 të tjerë, edhe nje bebe 1 vjeçe. 

"Rreth orës 15:00, në bypass_in Fier-Vlorë, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet me drejtues shtetasit A. B., E. Gj., Sh. K., A. B., V. N., R. M. dhe M. V.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjeret, shtetaset M. Rr., 52 vjeçe dhe S. Rr., 32 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për kontroll mjekësor tre prej drejtuesve, shtetasit R. M., 46 vjeç, M. V., 45 vjeç, V. N., 22 vjeçe dhe një foshnjë 1 vjeçe", njofton policia. 

Të fundit