Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzoi Ramën se kopjoi programin e PD, Berisha: Shqiptarët më 11 maj do votojnë origjinalin, jo kopjen

Akuzoi Ramën se kopjoi programin e PD, Berisha: Shqiptarët më 11

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar angazhimin e maksimal të të gjithëve drejtuesve dhe anëtarëve të partisë.

Berisha theksoi se, kandidatët e ‘PD Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ e kanë për detyrim paraqitjen e projektit/programit të realizuar në bashkëpunim me ekspertizat më të mira të Amerikës dhe Gjermanisë.

Berisha: Fushata elektorale ka ngjallur një frymë optimizmi tek qytetarët.
Programi i PD ka gjetur një mirëkuptim të gjerë dhe vlerësim real nga qytetarët.
Por tani ne këtë program, këtë projekt duhet ta çojmë në çdo derë, në çdo biznes, në çdo fermë, jo më me ekrane, por direkt vetë.
Siç e shihni, pala tjetër nga mëngjesi gjer në darkë merret me mashtrime, me gënjeshtra dhe shpifje.
Pas 2 muajsh shëtitje në park zoologjik, Edi Rama kuptoi që po rrokullisej me shpejtësi sepse qytetarët u ngopën, u neveritën me monologet e tij në mëngjes dhe me zhabat, hardhucat, zhapinjtë që u servirte ai në këto monologe çdo mëngjes.
Dhe në një suicid elektoral politik, mendoi të gjejë strehë të programi elektoral i PD, duke faktuar me këtë se ai ishte pa asnjë program vetë, së pari.
Së dyti, duke hedhur poshtë ato që kishte deklaruar 3 ose 4 muaj më parë, se elementë të këtij programi janë humnerë dhe katastrofë.
Së treti, indirekt dëshmoi se ky program qenka i realizueshëm.
Natyrisht nuk ka shqiptar që nuk i shtron atij pyetjen: po na thuaj pak, 12 vite ku ishe? Kush të pengoi 12 vite të jetësoje elementë parësorë të paketës së dhembshurisë? Kush e pengoi?
Askush përveç vetja e tij, hajnia e tij, vjedhja e tij.
Kështu që shqiptarët, kësaj pyetje do i japin një përgjigje më 11 maj, përgjigja do votojnë origjinalin, jo mashtrimin, jo kopjen, jo falsifikimin.
I ashtuquajturi program që paraqiti dje ishte fund e krye një piramidë mashtrimesh.
Në ç’kuptim? Se ai është i paktë edhe nga ana e nocioneve, është i reduktuar sa vizatimet që bën.
Kur i leverdiste merrte GDP-në nominale, kur nuk i leverdiste, merrte GDP-në reale.
Pra, bënte një sallatë shifrash që një gjimnazist nuk e bën për ta paraqitur krejtësisht të pabesueshëm çdo gjë që tha
U bë një diskutim sepse ky kontrollon plotësisht mediat, është i papërmbajtur në kontrollin e medieve, dhe arriti ose u përpoq të fshehë kredencialet delinkuente të vetat dhe të kandidatëve të tij me kandidatët e PD-së, të cilët janë njerëz të lirë, të cilët garojnë si qytetarë të lirë.
Në një kohë kur ekipi i tij është ekipi i mëkatarëve të mëdhenj, që ka vjedhur me ta dhe që një pjesë e mirë e tyre u dha një mburojë në lista të mbyllura për t’i hedhur fill sapo të kryejë punë.

Të fundit