Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ka një dosje tmerrësisht të rëndë për Becin e Dobraçit, me të cilën e mban peng Edi Rama

Berisha: Ka një dosje tmerrësisht të rëndë për

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar nga Shkodra se, ka një dosje tmerrësisht të rënë për kryebashkiakun Benet Beci.

Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama po e mban peng me këtë dosje kreun e Bashkisë Shkodër, të cilin e quajtir “Beci i Dobraçit”.

Sali Berisha: Zoti Spahia na nderon në Shkodër. Dhe shpejt qytetarët e Shkodrës do marrin vesh se kush është ai që i qeveris aty, se çfarë përfaqëson bashkiaku i Dobraçit.

Do e mësojnë shumë shpejt. U jap fjalën se qytetarët e Shkodrës do mësojnë shumë shpejt se ç’përfaqëson Beci i Dobraçit. Kurse Bardh Spahia shkon në SPAK se ka zbatuar ligjin, ka mbrojtur kodin e një zyrtari, i cili nuk mund të pranojë delinkuentë në administratë.

Pra, ai proces na bën nder të gjithëve ne dhe i bën nder Shkodrës dhe çdo qytetari. Tani, e vërteta është që ka një dosje tmerrësisht të rëndë për Benet Becin, me të cilën e mban peng Edi Rama. Por ne jemi kundër politikës së pengjeve.

Të fundit