Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Beteja për shpëtimin e Shqipërisë”, Vasili për Politiko: LaCivita, goditja që po trondit regjimin e Edi Ramës

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili e sheh Shqipërinë në një situatë politike të rrezikshme, ku mafia dhe narkotrafikantët, kanë marrë në dorë qeverisjen e vendit.
Ai e përshkruan këtë si një betejë madhore mes narkoshtetit dhe opozitës së bashkuar me qytetarët, një betejë që do të përcaktojë të ardhmen e vendit në dekadat e ardhshme.
Në një intervistë për Politiko.al, Vasili tha se opozita po kalon një moment të veçantë maturimi dhe pjekurie politike.
Ai thekson se opozita e vërtetë është e vetëdijshme për përgjegjësinë e saj dhe tashmë ka marrë drejtimin e ndryshimit, duke u paraqitur e bashkuar dhe solide.
I pyetur nga gazetarja Neta Fero, nëse ka ndryshuar strategjia e opozitës në vetëvete dhe ASHM-s me ardhjen e LaCivita-s, deputeti i PL-së e konsideron këtë si një ndihmë të madhe që Amerika e vlerave demokratike i ka dhënë Shqipërisë, duke sjellë një frymë të re mobilizimi për votuesit opozitarë.
Vasili e përshkruan këtë qasje si një goditje ndaj strategjisë së Rilindjes për të dekurajuar shqiptarët dhe një sinjal të qartë se Amerika e njeh mirë Edi Ramën dhe nuk e mbështet atë më.
Duke bërë një krahasim me fushatën e Donald Trump, të drejtuar nga LaCivitas, Vasili thekson se impakti i tij në politikën shqiptare është i jashtëzakonshëm dhe se ai ka sjellë një model të ri të komunikimit publik, i cili nuk ishte parë më parë në Shqipëri.
Për të, kjo është një shenjë e qartë se ndryshimi është i pashmangshëm dhe se opozita ka të gjithë fuqinë për të çuar përpara këtë proces.
INTERVISTA E PLOTË
Si e vlerësoni situatën aktuale politike në Shqipëri?
Vasili: Aktualisht Shqiperia ndodhet ne situaten politike me te rrezikshme sepse mafia dhe narkotrafikantet kane ne duar qeverisjen e vendit dhe beteja madhore sot eshte mes narkoshtetit nga njera ane dhe opozites e qytetareve nga ana tjeter.
Çlirimi i shtetit nga narkoshteti eshte nje beteje me ndikim jetik per te ardhmen e vendit ne dhjetvjecaret qe do te vijne.
Si e shihni bashkëpunimin me opoziten?
Vasili: Bashkepunimi mes opozites po perjeton momente te nje pjekurie dhe maturie politike te veçante.Tashme opozita e vertete me vetedijen e pergjegjesise shume te madhe per vendin dhe te tashmen e te ardhmen e tij po udheheq frymen e ndryshimit duke qene e bashkuar dhe shume solide mes vetes .
Arritja e perfaqesimit me nje liste te perbashket ishte nje prove politike e kaluar me shume sukses dhe e nje rendesie te jashtezakonshme aq me shume ne kete moment kur sulmi i narkoshtetit dhe drejtesise me regji po ushtrojne nje represion ekstrem, mafioz e te paligjshem ndaj liderave te opozites duke arritur kulmin izolimin e Z Berisha dhe me rrembimin banditesk e izolimin e Presidentit Meta pa asnje prove, fakt e dokument ndaj tyre.
A ka ASHM një plan konkret për të ndihmuar qytetarët me çmimet e larta dhe krizën ekonomike?
Vasili: Skena politike ka nevoje uleritese per largimin e narkorilindjes nga pushteti, e cila i ka shkaktuar Shqiperise plage te thella politiko shoqerore ku kulmi eshte shpopullimi tragjik dhe varferia e thelle qe eshte ulur kembekryq ne cdo familje shqiptare.
Programi politik i opozites ku programi i partise demokratike dhe programi me Pese Prioritetet i Partise se Lirise, te dyja se bashku japin zgjidhje shume te qarta dhe shume te shpejta varferise, shpopullimit dhe çmontojne narkoekonomine e pastrimit te parave, te kullave dhe te kanabisit, duke ndertuar ekonomine e qendrueshme qe rritet dhe bazohet ne rezurset e brendshme, rritjen e bujqesise, goditjen e monopoleve te oligarkeve qe shkaterron konkurencen e lire si dhe rritjen e eksporteve e per rrjedhoje rritjen e rendesishme te punesimit qe ndal shpopullimin dhe varferine.
Çfarë kuptimi ka realisht kjo aleancë dhe si ndryshon nga projektet e mëparshme politike për bashkim kombëtar?
Vasili: Kjo aleance politike ka lindur ne kushtet e nje krize politike ekstreme dhe ne kushtet ku diskutohet ekzistenca e vete Shqiperise, kufijte e te ciles Rama i ka kthyer ne placke tregu.
Si e tille kjo aleance eshte nje pergjigje shume e forte, serioze dhe e pergjegjshme por edhe patriotike ne kete moment udhekryqi shume te rrezikshem ndaj ajo eshte krejt e ndryshme nga te gjithe aleancat e krijuara me pare, kur kushtet politike dhe te funksionimit te demokracise kane qene më normale.
A shihni ndonjë ndryshim të madh në skenën politike në zgjedhjet e ardhshme?
Vasili: Ndryshimi ne skenen politike eshte absolutisht i pashmangshem sepse vendi duhet cliruar me cdo kusht nga kthetrat rilindase te narkomafies dhe duhet tu kthehet qytetareve te cilet jane vetem ata qe vendosin kush do te qeverise dhe jo më votat e blera nga krimi dhe korrupsioni rilindas.
Ngjarjet shume te renda te ndodhura ne keto 12 vjet me fajtor kryesor Ramen duhet te zbardhen deri ne fund.
Korrupsioni ka plaçkitur miliarda dollare dhe kanabisi ka pushtuar vendin duke ecuar Shqiperine ne buze te gremines, ndaj ndryshimi politik eshte zgjidhja e vetme per te ndalur katastrofen ku eshte zhytur vendi.
A ka ndryshuar strategjia e opozitës ne vetëvete dhe ASHM me ardhjen e LaCivita-s?
Vasili: Pa as me te voglin diskutim ardhja e LaCivitas i ka dhene stimuj shume te forte dhe nje optimizem te jashtezakonshem opozites, besoj se eshte nje nga ndihmat me te medha qe Amerika e vlerave themelore demokratike i dha Shqiperise me ardhjen e tij.
A mendoni se qasja e tij është efektive për të mobilizuar votuesit shqiptarë?
Vasili: Qasja direkte e LaCivites eshte shume mobilizuese per votuesit shqiptare sepse jep goditje asgjesuese strategjise rilindase per te dekurajuar shqiptaret.
Kjo qasje jep mesazhin e qarte se Amerika e njeh mire Edi Ramen dhe bëmat e tij dhe nuk i jep asnje mbeshtetje atij si dhe mesazhin se Amerika sorrosiane, qe mbeshteste Ramen ka mbaruar dhe tashme mbreteron Amerika e vlerave.Kjo qasje ka ndergjegjesuar opoziten se ajo ka te gjithe fuqine per ta bere ndryshimin.
Gjithashtu edhe modeli jashtezakonisht aktiv i komunikimit publik ka ngjallur interes shume te madh per programin e opozites dhe alternativen e saj shume te qarte per te nxjerre vendin nga ky moment kaq te rende.
Thene thjesht nje impakt i tille i ketyre dimensionece si i LaCivites nuk ishte pare ndonje here ne politiken shqiptare dhe nuk kishte si te ishte ndryshe pasi ai drejtoi me nje sukses madheshtor fushaten e Presidentit Trump duke fituar mbi te gjithe makinen gjigande te manipulimit sorrosian.
/NGA NETA FERO
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38