Flash News

E-TJERA

Habit zyrtari i AKU: Askush nuk u helmua nga filetot me salmonelë, pati zhurmë mediatike

Habit zyrtari i AKU: Askush nuk u helmua nga filetot me salmonelë, pati

Drejtori i menaxhimit të riskut në AKU, Martin Jorgaqi thotë se nga mishi i pulës me salmonelë që ka hyrë në Shqipëri nuk ka raste të shtrimeve në spitale.

“Sasia e përgjithshme ka qenë 27 ton me një prej dy salmonelave më të rrezikshme që njihen. Arritëm që të kthenim një masë të konsiderueshme të këtij produkti. Kemi kthyer më shumë se 50% të 7,9 ton të këtij produkti. Subjekti që e ka sjellë e ka nxjerrë këtë produkt në treg, me të drejtë apo jo, këtë nuk di ta them sepse po hetohet çështja, por AKU ka bërë të mundur të gjejë se ku është shpërndarë produkti”, tha Jorgaqi  i ftuar në A2 CNN. 

“19 shtete europiane nuk kanë mundur dot të shmangnin shpërthimet në vendet e tyre, ndërsa këtu është bërë problematikë se ka hyrë mishi. Për të gjithë sasinë që po flasim, që ka 10 ditë që ka hyrë, sot spitalet duhet të ishin plot sepse salmonela i jep problemet për 2-4 ditë. Ne nuk kemi asnjë në spital, kemi vetëm zhurmën mediatike. Shpërthimi është kur njerëzit hanë të njëjtin produkt dhe sëmuren”, shton Jorgaqi.

 

Të fundit