Flash News

E-TJERA

E reja shqiptare u masakrua në Itali, nëna e saj: Kuptova që mesazhet nuk i dërgonte vajza, por i dashuri i saj

E reja shqiptare u masakrua në Itali, nëna e saj: Kuptova që

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku 22-vjeçarja Ilaria Sula është gjetur e vrarë me thikë. Nëna e saj, Gëzime Sula, ka dhënë detaje tronditëse mbi rastin, duke treguar se kishte dyshuar që në momentin e parë se diçka nuk shkonte me të bijën.

Sipas dëshmisë së saj, ajo kishte vënë re ndryshime në mënyrën e komunikimit të Ilaria-s, e cila nuk dërgonte më mesazhe si më parë dhe nuk përgjigjej normalisht në thirrjet me video. Dyshimet e saj u shtuan kur u vu re se mesazhet e dërguara nga numri i së bijës nuk përputheshin me stilin e saj të të shkruarit. Pas kontaktit me miqtë e vajzës, familja vendosi të raportojë menjëherë zhdukjen e saj në polici.

“Menjëherë e kuptova që diçka nuk shkonte. Komunikonim me videocall dhe nuk dërgonte mesazhe. Më pas fola me miqtë e saj që jetonin me të dhe së bashku me bashkëshortin vendosëm të denoncojmë menjëherë zhdukjen e saj. Hetimet çuan menjëherë te djali me të cilin Ilaria kishte pasur një lidhje në të kaluarën, por ne dimë pak për të”, ka deklaruar Gëzime Sula.

Pas denoncimit, policia italiane nisi hetimet dhe u përqendrua te ish-partneri i Ilaria-s, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në krim. Familja Sula ka udhëtuar menjëherë drejt Romës për të ndjekur nga afër zhvillimet e hetimeve dhe për të marrë trupin e vajzës së tyre.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në komunitetin shqiptar në Itali, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e vrasjes makabre.

Të fundit