Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ja pse nafta në Shqipëri shitet 40-50% më shtrenjtë se në Kosovë

Berisha: Ja pse nafta në Shqipëri shitet 40-50% më shtrenjtë

Kryetari i PD,  Sali Berisha premtoi , në takimin me banorët e degës 9, të zonës së Bregut të Lumit, se do të ulë çmimet e energjisë dhe karburanteve dhe do të financojë vendosjen e paneleve fotovoltaike, që do të mundësojnë që qytetarët të kenë energji falas pas disa viteve. Ai premtoi se pas ardhjes në pushtet, do të ndërtojë një infrastrukturë më të madhe dhe do të garantojë përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Berisha: Shqipëria energjinë pa asnjë lloj humbjeje mund t’ja shesë qytetarëve me 7 lekë. Ne do e ulim në 7 lekë kilovatin. Ne do ta ulim për biznesin në 6 lekë energjinë.
Nafta. Shumë mund të thonë, po ç’na duhet ne nafta. Ata që kanë vetura, por edhe ata nuk kanë vetura paguajnë. Sepse ata paguajnë biletat e udhëtimit kudo që shkojnë me çmimin e naftës. Sepse ata paguajnë çmimin e të gjitha mallrave që blejnë, transportin, me çmim të lartë nafte.
Nafta në Shqipëri shitet 40-50% më shtrenjtë se në Kosovë. Ndërkohë, nafta në Kosovë vjen nga Durrësi. Shkon nga Durrësi në Kosovë, atje shitet 40% më lirë. Pse? Ua them unë pse. Sepse taksa që merr qeveria në 1 litër naftë është absurde, merr 1.1 euro. Ndërsa, çdo njeri që blen 1 litër naftë, qeveria i ka grabitur 1.1 euro taksë. Jo, ne do t’i përgjysmojnë këto.
Se kush e paguan këtë? Qytetarët e paguajnë. Se ai që e shet, ai nuk paguan gjë. Ai përkundrazi, shet dhe kaq.
Kështu që ne, do i përgjysmojmë këto taksa dhe shqiptarët do blejnë naftën me ato çmime, plus minus 10% që e blejnë maqedonasit, kosovarët, malazezët, dhe absolutisht asnjë qindarkë më shumë.
Do përpiqemi të lehtësojmë barrën mbi njerëzit.
Përveç kësaj, ne do të financojmë së bashku me banka, vendosjen e panele diellore.
Pse kjo?
Janë ulur tani. Nëse do ju thoja para 6 vitesh, 8 vitesh, do ishte joreale se kushtonin shumë panelet fotovoltaike. Tani është plotësisht e mundur. Tani, nëse vendosim me bankat panelet fotovoltaike mbi çdo çati, gjithnjë sipas dëshirës, pas 3 vitesh ata që kanë panelin fotovoltaik marrin energjinë falas, nuk paguajnë më asnjë qindarkë. E kanë nga dielli, e kanë nga qielli, jo nga qeveria. Sepse kjo është e vërteta.

Të fundit