Flash News

Kosova

“Defender Europe 25”, Kosova pret stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë

“Defender Europe 25”, Kosova pret stërvitjen më të

Kosova do të jetë pjesë e stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 25/Immediate Response”.

Në kuadër të këtyre përgatitjeve, sot në Mnelë të Shqipërisë, qëndruan për vizitë Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoci dhe dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Siç ka njoftuar ministri Maqedonci përmes një postimi në Facebook, ata inspektuan Togun e Mortajave të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë, i cili është duke kryer stërvitje me mortaja 120 mm, me synimin për të rritur aftësitë luftarake të FSK-së.

Maqedonci theksoi se ushtria e Kosovës tashmë ka arritur standarde të larta profesionale, duke u barazuar me forcat e NATO-s në përgatitje, motiv dhe pajisje ushtarake.


“Së bashku më të fortë!”,  ky është mesazhi që i ministrit Maqedonci, duke dëshmuar përkushtimin e Kosovës në zhvillimin e një force të gatshme dhe të aftë për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. 

Të fundit