Flash News

E-TJERA

Diarre, të vjella dhe dehidratim, ekspertët shpjegojnë efektet e salmonelës në shëndet

Diarre, të vjella dhe dehidratim, ekspertët shpjegojnë efektet e

Në Shqipëri janë identifikuar 2.6 tonë mish pule të kontaminuara me salmonelë, të cilat janë konsumuar nga qytetarët, duke shkaktuar shqetësime për shëndetin publik. Ekspertët e shëndetit bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë gatimit të produkteve të mishit, për të shmangur rrezikun e infeksioneve nga ky bakter.

Salmonela mund të shkaktojë simptoma të rënda si diarre, të vjella, temperaturë të lartë dhe dhimbje barku. Në rastet më të rënda, mund të shkaktohen komplikacione si gjakderdhje në feçe dhe dehidrim. Nutricionistja Albana Daka thekson se simptomat shpesh shfaqen brenda 6-72 orëve pas konsumimit të ushqimeve të kontaminuara. Ajo thekson se nëse simptomat nuk kalojnë ose përkeqësohen, është e rëndësishme të kërkohet ndihmë mjekësore, veçanërisht në rastet e dehidratimit të rëndë ose temperaturës së lartë.

Ekspertët e shëndetit, gjithashtu, bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht për grupet më të rrezikuara si fëmijët, të moshuarit dhe individët me sistem të dobët imunitar. Për të parandaluar helmimin nga salmonela, është e rëndësishme që mishi të gatuhet në temperatura të mjaftueshme për të eliminuar bakteret.

Kontrolli dhe siguria ushqimore mbeten çështje të rëndësishme, ndërkohë që autoritetet po monitorojnë situatën me kujdes.

Të fundit