Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi takon qytetarët në Gorre të Lushnjes: Gjetëm përkushtim të plotë për të bërë ndryshimin që na duhet

Bardhi takon qytetarët në Gorre të Lushnjes: Gjetëm

Kreu i Grupit parlamentar, si dhe kandidati për deputet i PD në Fier, Gazment Bardhi u takua sot me qytetarët në Gorre të Lushnjës.

Në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se u kujtoi qytetarëve se këto zgjedhje nuk janë për të ndryshuar një qeveri me një tjetër, por për të zgjedhur mes atyre që për 12 vjet u pasuruan për vete duke na vjedhur dhe mes nesh, që kemi arritjet më të mëdha në 35 vjet pluralizëm.

"Bashkimi bën fuqinë" 
Me demokratët në Gorre të Lushnjës për të çuar në çdo shtëpi programin elektoral të PD dhe frymën e fitores! Bashkë me Saimir Korreshin dhe Gentian Çelën gjetëm përkushtim të plotë për të bërë ndryshimin që na duhet.
Këto zgjedhje nuk janë për të ndryshuar një qeveri me një tjetër, por për të zgjedhur mes atyre që për 12 vjet u pasuruan për vete duke na vjedhur dhe mes nesh, që kemi arritjet më të mëdha në 35 vjet pluralizëm. PD do të bëjë sërish të mundur që shqiptarët të paguhen më shumë, të fitojnë më shumë, të kemë më shumë mundësi dhe të marrin shërbime më të mira!
Le të bashkohemi, të punojmë së bashku dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin çdo hap të rrugës sonë deri në 11 Maj! Vota për PD dhe për nr. 1 është vota për më të mirën e familjes suaj!
Bashkë, do t’ia dalim", shkruan Bardhi. 

Të fundit